Search

Sllovenia themelon komision për të përshpejtuar ndërtimin e reaktorit bërthamor

September 26, 2023


Qeveria sllovene ka themeluar një komision për të përshpejtuar ndërtimin e reaktorit të dytë në centralin bërthamor në Krshko, ka konfirmuar kryeministri i këtij vendi.

Komisioni do të hulumtojë mbi mënyrat e përshpejtimit të procesit si dhe të bëjë të njejtin më pak të kushtueshëm në baza të kornizës ligjore që duhet miratuar në të ardhmën për këtë projekt, ka thënë kryeministri slloven, Robert Golob.

Komisioni gjithashtu do të përgatisë bazën ligjore për projektin si dhe do të sigurohet të informojë banorët e Sllovenisë mbi detajet e tij, para organizimit të referendumit, ka thënë Golob, përcjell Kosovo.Energy.

Ndryshe, sipas kornizës ekzistuese ligjore në Slloveni, një reaktor bërthamor nuk do të mund të fillojë prodhimin para vitit 2049 andaj edhe ndryshimet ligjore janë të nevojshme për të mundësuar ndërtimin e reaktorit, pasi sipas planeve të ndërmarrjes shtetërore energjetike, Gen-Energija, reaktori i ri do të kyçet në rrjet në vitin 2038.

Sllovenia po shqyrton dyfishimin e kapacitetit të njësisë së re bërthamore

Lexo më shumë

Ministria sllovene e infrastrukturës ka lëshuar leje ndërtimi për reaktorin e dytë bëthamor në Krshko në korrik të vitit 2021, por vendimi është kundërshtuar nga Austria.

Centrali bërthamor në Krshko, i vendosur në Slloveni dhe afër kufirit me Kroacinë, prodhon rreth 40% të energjisë elektrike në këtë vend. Centrali është i vendosur rreth 100 kilometra nga Austria.

Centrali operohet nga ndërmarrja Nuklearna Elektrana Krsko (NEK), në bashkëpronësi të Gen-Energija nga Sllovenia dhe HEP nga Kroacia.

/Kosovo.Energy