Search

Sllovenia tejkalon 1 gigavat kapacitete të prodhimit të rrymës nga dielli në vitin 2023

January 19, 2024


Në vitin 2023 Sllovenia ka shtuar 400 megavat kapacitete diellore për prodhimin e rrymës, duke rritur vlerën e përgjithshme e kapaciteteve të këtij lloji në vend në mbi 1 gigavat.

Në fund të vitit 2022, Sllovenia kishte kapacitete diellore për prodhimin e rrymës prej 697.7 megavatësh, ndërsa me vlerat e shtuara vitin e kaluar, kapacitetet arritën në 1,101.5 megavat.

Qeveria e Sllovenisë ka thënë se pret që prodhimi nga kapacitetet fotovoltaike në vitin 2024 të tejkalojë 1 teravat orë.

Kjo rritje e ka vendosur Slloveninë në dhjetë vendet e para në BE për kapacitete fotovoltaike të instaluara për kokë banori, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e publikuar nga qeveria thuhet se synimi për të arritur në 3.5 gigavat kapacitete energjetike diellore deri në vitin 2030 që Sllovenia ka vendosur në Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë (NECP) është i arritshëm.

Ndryshe, në raportin e publikuar më herët, SolarPoëer Europe ka vlerësuar se Sllovenia mund të arrijë të ketë 6.2 gigavat kapacitete të energjisë diellore deri në vitin 20230.

Ndryshe, 55.9 gigavat kapacitete diellore janë shtuar në Evropë vitin e kaluar, apo 40% më shumë se në vitin 2022.