Sistemet elektroenergjetike dhe sulmet kibernetike – Çfarë thuhet në industri për këtë temë?
February 05, 2025

Industria e energjisë është gjithmonë në zhvillim e sipër, mirëpo tani më shumë se kurrë më parë sistemet energjetike janë të kërcënuara nga sulmet kibernetike. Vëmendje e shtuar po i kushtohet teknologjisë mbrojtëse për operatorët e transmisionit të cilët menaxhojnë, monitorojnë dhe automatizojnë asete fizike.
Sistemet elektroenergjetike përballen me kërcënimeve gjithnjë e më të sofistikuara të sulmeve kibernetike, treguan rezultatet e një sondazhi. Raporti Prioriteti Kibernetik i Energjisë 2025: Adresimi i Rreziqeve në Zhvillim, Mundësimi i Transformimit nga kompania konsulente DNV tregon se institucione të ndyrshme po e marrin seriozisht çështjen e sigurisë kibernetike. Ky sondazhi përfshinë 375 të anketuar nga më shumë se 50 vende.
Dixhitalizimi nënkupton kërcënime më të mëdha
Teknologjitë dixhitale janë thelbësore për të nxitur dhe për të mundësuar tranzicionin e energjetik, por secila potencialisht zgjeron ekspozimin e një kompanie energjetike ndaj rrezikut kibernetik – qoftë për shkak të rritjes së përdorimit të të dhënave të ndjeshme, varësisë më të madhe nga mjetet dhe komponentët e palëve të treta, ose prezantimi i mjediseve nëpërmjet të cilat hakerat mund të depërtojnë nga sistemi në sistem.
“Siguria kibernetike duhet të jetë një prioritet për të gjithë aktorët në sektorin e energjisë për të arritur qëllimet klimatike dhe për të garantuar sigurinë e energjisë, pasi gjeopolitika e bën botën më armiqësore dhe të pasigurt,” thotë shefi ekzekutiv i divizionit të sistemeve energjetike të DNV, Ditlev Engel.
Për shembull, në vitin 2023, kur kriminelët kibernetikë filluan një sulm të njëkohshëm ndaj 22 kompanive energjetike në Danimarkë, ata komprometuan pjesë të mëdha të infrastrukturës energjetike të vendit. Ky sulm është incidenti më i madh kibernetik i Danimarikt dhe dyshohet se është kryer nga hakerë të lidhur me inteligjencën ruse, shton dokumenti.
Më shumë se dy të tretat e profesionistëve të energjisë (71%) pranojnë se organizatat e tyre janë më të cenueshme ndaj ngjarjeve kibernetike OT se kurrë më parë. Për krahasim kjo përqindje në vitin 2023 ishte 64%.
Gabimet njerëzore tani nuk janë aspak të papërfillshme
Një nga kundërshtarët kryesorë, siç theksohet nga 71% e anketuesve, është kërcënimi i paqëllimshëm i gabimi njerëzor. Zakonisht punonjësit mund të ndajnë aksidentalisht të dhëna të ndjeshme, përdorin fjalëkalime të dobëta ose mashtrohen nga përmes ‘phishing’.
Duke pasur parasysh kompleksitetin e zinxhirëve të furnizimit, kompanitë që lidhin infrastrukturën e tyre dixhitale me kopmani të tjera që ofrojn shërbime për mirëmbajtje janë potencialisht të ekspozuara ndaj kërcënimeve që tejkalojn në hallka më të larta të furnitorëve.
“Evropa nuk ka aq shumë kompani që prodhojn turbina me erë, kështu që ato që ekzistojnë ofrojnë shërbime për kompani të shumta energjetike. Nëse një turbinë prishet, kjo është e menaxhueshme. Por nëse një furnizues rrezikohet, kjo do të kishte pasoja për të gjitha konsumatorët që ata furnizojn dhe për këtë arsye mund të ndikojë në të gjithë sistemin, ” tha Menaxheri i Lartë për OT Cyber Security Robert Valkama nga Fortum.
Për të thelluar edhe më shumë problemin, intelegjenca artificiale gjeneruese gjithnjë e më u mundëson kriminelëve kibernetikë të lëshojnë mashtrime më bindëse dhe më të vështira për t’u identifikuar.