Sindikata e KOSTT premton rritje të pagave – KOSTT kundërshton
December 29, 2025

Shoqata Sindikale e KOSTT-it njoftoi se pas një dialogu të gjatë dhe konstruktiv me Menaxhmentin dhe Bordin e KOSTT-it. Mirëpo, menaxhmenti i këtij institucioni e kundështon këtë deklaratë.
“Pas tri protestave dhe vendimit tonë për hyrjen në grevë, arritja e kësaj marrëveshjeje tregon se dialogu dhe bashkimi i punëtorëve japin rezultat”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.
Sipas Sindikatës, secili punëtor do të përfitojë nga 1,000 € shpërblim fundviti, ndërsa është aprovuar edhe buxheti për ngritjen e pagave që do të fillojë të zbatohet nga viti 2026, pas miratimit formal nga ZRRE.
“Ky është një shembull i qartë se dialogu, uniteti dhe veprimi sindikal i vendosur japin rezultate konkrete për punëtorët”, përfundoi njoftimi.
Mirëpo menaxhmenti i KOSTT sqaroj se nuk ka marrëveshje të arritur lidhur me rritjen e pagave, dhe asnjë vendim i tillë nuk është marrë apo dakorduar. Çdo raportim që paraqet dialogun si marrëveshje konkrete për rritje pagash është i pasaktë dhe i pabazuar dhe me qëllime jo të mira.
“KOSTT demanton qartë dhe pa ekuivok pretendimet e publikuara nga Shoqata Sindikale e KOSTT-it, si dhe raportimet e disa mediave, se është arritur marrëveshje me Menaxhmentin e KOSTT-it për rritjen e pagave. ” thuhet në njoftimin për media të KOSTT:
Në njoftim është cekuar po ashtu se deklarimet e tilla nuk i shërbejnë dialogut, krijojnë konfuzion në publik, dëmtojnë interesin e punonjësve dhe ndikojnë në besimin e në imazhin e KOSTT.
Nga KOSTT janë deklaruar se do të vazhdojë dialogun me stafin, duke u angazhuar që çështjet e pagave dhe mirëqenies së punonjësve të trajtohen me seriozitet, transparencë dhe zgjidhje të qëndrueshme.