Search

Sindikalisti i KEK-ut: Duhet të ketë pajisje speciale për punë, nganjëherë s’kemi as këpucë

16 Mars, 2023


Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica ka folur për protestën e nesërme të punëtorëve të KEK-ut.

Ai tha se duhet të paguhet rrezikshmëria dhe kërkoi pajisje speciale për punëtorët.

“Duhet të paguhet rrezikshmëria, duhet të ketë pajisje speciale për punë, ne nganjëherë nuk kemi as këpucë”, tha Llumnica në T7.

Llumnica tha se nesër në protestë nuk do të dalin punëtorët që janë në prodhim, pasi kjo sipas tij është shumë e rëndësishme.