Siemens Gamesa pritet të dominoj tregu e energjisë së erës në det
February 06, 2025

Gjatë dekadës së ardhshme Siemens Gamesa do të instalojë më shumë turbina me erë në det të hapur sesa Vestas dhe GE Vernova së bashku, stimuluesi kryesor është prototipi i ri 20 MW+.
Nga viti 2024 deri në vitin 2034, Siemens Gamesa pritet të instalojë afërsisht 150 GW kapacitet të erës në det të hapur globalisht (duke mos përfshirë Kinën), sipas analizave të reja nga kompania konsulente daneze e burimeve të ripërtëritshme Brinckmann Group.
Siemens Gamesa pritet të ketë 33% më shumë se sa rivali danez Vestas dhe GE Vernova e Amerikës së bashku.
Drejtori i Përgjithshëm i GE Vernova, Scott Strazik, ka thënë se kompania e tij nuk po nxiton të ketë porosi të reja në sektorin e erës në det të hapur, duke deklaruar se “nuk është një mundësi tregu që ne shohim përpara nesh tani”.
Autoritetet amerikane kohët e fundit urdhëruan heqjen e dhjetëra turbinave nga GE Vernova nga parku i erë Vineyard Wind, pas një incidenti, ku një turbinë është prishur vitin e kaluar. Po ashtu, pritet që të ketë ngadalësim të zhvillimit të energjisë së erës në përgjithësi në SHBA me kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Në anën tjetër instalimet e turbinat nga Vestas pritet të “rriten ndjeshëm” për shkak të modelit të tyre15 MW V236, janë shprehur nga Brinckmann në raport.
Siemens Gamesa aktualisht është duke instaluar një prototip turbine në det të hapur në Danimarkë, e raportuar të ketë një kapacitet prej 21 MW. Kjo do të jetë turbina me e madhe e ndëtuar nga një kompani evropiane. Sipas Brinckmann kjo mund të “i detyrojë kolegët perëndimor të ndjekin shembullin për të siguruar aksione tregu pas vitit 2030 të cilat mund të dominohen nga konkurrenca aziatike, më saktësisht Kina”.
Në tokë është një pamje tjetër, me Vestas që pritet të ketë një udhëheqje të shëndetshme në këtë sektor jashtë Kinës, me 34% të instalimeve nga 2024-2034.
/Recharge News