Search

Si zakonisht dimri sezoni i rëndë për rrjetin energjetik – KESCO me thirrje për kursim

December 16, 2024


Gjatë dimrit konsumi i energjisë elektrike shumëfishohet, kjo e rëndon rrjetin energjetik të Kosovës i cili bazohet kryesisht në termocentralet e vjetra të KEK, të cilat nuk arrinë të mbulojnë konsumin.

Çdo vit rritet diferenca në mes të konsumit maksimal gjatë dimrit dhe kapacitetit prodhues në Kosovë. Sistemi energjetik nuk po zhvillohet aspak, kurse konsumi vetëm vazhdon të rritet. Andaj gjatë dimri mbështetemi shumë në importet e energjisë, çmimet e të cilave në këtë kohë janë relativisht të larta.

Që nga nëntor KESCO bënë thirrje për kursimin e energjisë elektrike, si pasoj e çmimeve të larta në treg. “Për shkak të zvogëlimit të prodhimit në mënyrë të papritur nga prodhuesi vendor në kohën kur kërkesa po shkon mbi 1100 MWh, vetëm për ditën e sotme dhe një pjesë për ditën e nesërme, kemi importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro.”, njofton KESCO.

Deri më tani në dhjetor, KESCO ka importuar mesatarisht 1.5 milionë euro për çdo ditë. Konsumatorëve i kërkohet përdorim efiçientë i energjisë. Informata mbi mënyra të ndyshme se si mund të kursejm energji mund të i gjeni në webfaqen e KEDS.