Search

Si ta kuptojmë që shtëpia po humb nxehtësinë? FKEE ndan këshilla

February 12, 2026


Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, FKEE në kuadër të projektit Green Energy Future ka ndarë disa këshilaa për evindentimin e izolimit të dobët termik të shtëpive.

Projekti Green Energy Future financohet nga qeveria e Kosovës dhe Danimarkës dhe zbatohet nga UNDP, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe Fondin për Efiçiencë të Energjisë. Në këtë projekt që deri në vitin 2028 të ndërmirren masa në izolimin e mbështjellësit të jashtëm, muret e jashtme, çatinë dhe tavanet, si dhe zëvendësimin e dritareve dhe dyerve për 280 familje në nevoj.

Sipas FKEE përparësi kanë familjet ku kryefamiljari është prind vetushqyes dhe atë që kanë persona me aftësi të kufizuar.

Brenda këtyre kategorive, janë zbatuar dhe kritere për përzgjedhjen e familjeve që i përkasin komuniteteve jo shumicë, kanë numër më të madh anëtarësh, apo me më shumë anëtarë nën 18 vjeç,

Si pjesë e iniciativës FKEE ka publikuar disa këshilla praktike për të vlerësuar se të përshtatshëm e kemi izolimin termik në shtëpitë tona.

Së pari, duhet të ceket se izolimi nuk është i njëjtë me suvajen apo siç njihet në gjuhën popullore mallterin, por përbëhet prej materialeve të veçanta që mbajnë nxehtësinë brenda dhe ulin shpenzimet

Për të vlerësuar nivelin e e izolimit termik shtroni vetes këto pyetje:

  • Ndjen të ftohtë nga dyert apo dritaret?
  • Disa dhoma janë më të ftohta ?
  • Ka lagështi ose myk?
  • Paguan shumë për ngrohje, por shtëpia është prapë e ftohtë?

Në këto raste, shtëpia mund të ketë nevojë për izolim termik