Search

Si shëndrrohet rëra në Panele Solare?

May 05, 2023


Panelet solare përbëhen kryesisht nga silici. Si kjo substancë e bollshme shndërrohet në diçka që gjeneron energji elektrike?

Rëra për shumicën e njerëzve është sinonim me plazhin, pushimet, verën dhe argëtimin. Por përveq se është koponentë thelbësor në plazhe është gjithashtu përbërësi kryesor në panelet diellore.

Rëra është një nga lëndët e parë thelbësore për prodhimin e qelizave diellore, por jo çdo lloj rëre do të funksionojë. Rëra e përdorur për prodhimin e qelizave diellore duhet të jetë e pasur me dioksid silici dhe të plotësojë standardet e rrepta për të siguruar që qeliza diellore që rezulton konverton në mënyrë efikase dritën e diellit në energji elektrike.

Dallimi në mes llojeve të ndryshme të qelizave diellore

Dy llojet më të zakonshme të paneleve diellore shtëpiake – monokristaline dhe polikristaline. Të dyja fillojnë me rërë që ka një përmbajtje të lartë dioksidi silici duke u ngrohur dhe pastruar për të formuar blloqe të quajtura shufëra.

Shufrat e përdorura për qelizat monokristaline kanë një pamje të zezë dalluese dhe strukturë uniforme qelizore. Panelet diellore të bëra nga qeliza diellore monokristaline janë më efikasët, me vlerësime që variojnë nga 17% në 22%, dhe ofrojnë performancën më të mirë.

Panelet monokristaline kanë një jetëgjatësi 25-vjeçare, një koeficient të moderuar të temperaturës që bënë që ato të funksionojnë mirë në ditët e nxehta.

 

Panelet diellore polikristaline janë bërë nga një kombinim i disa kristaleve të silicit. Procesi i prodhimit përfshin shkrirjen e shumë kristaleve të silicit dhe formimin e tyre në vaferë. Këto vafera të përziera kanë një nuancë të veçantë të kaltër, për shkak të orientimit të rastësishëm të kristaleve të silicit. Për shkak se vaferi ka një strukturë qelize jo uniforme, qelizat diellore polikristaline janë më pak efikase se qelizat diellore monokristaline. Prandaj, panelet diellore të bëra nga to kanë norma efikasiteti që variojnë nga 15% në 17%.

Koeficienti i temperaturës së paneleve polikristaline është më i keq se ai i paneleve monokristaline, që do të thotë se ata do të performojnë më keq kur është nxehtë, por ato mund kanë jetëgjatësi 24vjeqare gjithashtu. Si rezultat, këto panele janë të shkëlqyera për pronarët e shtëpive me buxhet më të vogël për instalime të solareve.

A janë qelizat diellore e njejta gjë me panele solare?

Qelizat diellore janë pjesë ndërtuese të panelet. Janë njësia më e vogël e tij. Disa qeliza lidhen sëbashku për të ndërtuar një panel diellor. Me siguri po pyesni veten se si është procesi i tërë I krijimit të një paneli solar të përdorshëm. Këtu është një përshkrim hap pas hapi i procesit.

  1. Pastrimi i silikonit dhe formimi i shufrës: Rëra me përmbajtje të lartë silici rafinohet për të hequr papastërtitë dhe për të prodhuar silikon me pastërti të lartë. Silici shkrihet dhe formohet në shufra cilindrike.
  2. Krijimi i shufrave/vafereve: Shufrat e silicit priten në një trashësi të matur dhe të paracaktuar saktësisht. Trashësia e vaferit kontrollohet me kujdes për të optimizuar ekuilibrin midis thithjes së dritës dhe përçueshmërisë elektrike.
  3. Përpunimi i qelizave: Vaferat më pas kalohen nëpër një sërë trajtimesh për të përmirësuar vetitë e tyre fotovoltaike. Kontaktet metalike shtohen në pjesën e përparme dhe të pasme të secilës qelizë për të lejuar qelizat të përçojnë energjinë elektrike.
  4. Montimi i qelizave diellore: Qelizat diellore montohen në një panel diellor duke i lidhur ato në konfigurime seri ose paralele. Konfigurimi do të përcaktojë tensionin e dëshiruar dhe rrymën në dalje të panelit. Qelizat më pas u vendoset një xhami i qëndrueshëm ose në një material tjetër transparent. Qelizat e mbështjellura pastaj ngjiten në një kornizë.
  5. Integrimi i komponentëve elektrikë: Kutia e lidhjes dhe komponentët e tjerë elektrikë shtohen në panele. Këta komponentë i mundësojnë panelit diellor të transmetojë energjinë elektrike që gjeneron në inverter dhe bateri.