Si rrjedhë blerja e energjisë në Kosovë? Tërnava shpjegon strukturën e sistemit elektroenergjetik në vend
December 08, 2025

Eksperti i energjisë, Trim Tërnava, ka folur për akuzat dhe kundërakuzat për energjinë që kanë ndodhur ditëve të fundit në vend.
Tërnava, në “Debat Plus” nëpërmjet grafikave ka treguar evolucionin e sektorit të energjisë në Kosovë.
“Jam mundu nëpërmjet këtij grafiku me tregu se qysh ndodh evolucioni i sektorit të energjisë në Kosovë edhe shthurja që ka ndodhur në sektorin e energjisë bazuar në direktivat evropiane. Deri në vitin 2006 e kemi pasur KEK-un si ndërmarrje të integruar që e ka pas brenda saj minierat, prodhimin, transmisionin, distribucionin dhe furnizimin e ka pasur të gjithë punën që nga nxjerrja e thëngjillit e deri të faturimin”.

Tërnava, mes tjerash, bëri të qartë të gjithë shthurjen e sektorit energjetik që nga viti 2006.
“Në vitin 2006 e kemi filluar shthurjen e sektorit duke e zhvendosur transmisionin si ndërmarrje ndaras dhe bëhet kompani publike, në vitin 2012-2013 janë bërë dy procese dhe kemi shthurë distribucionin dhe furnizimin dhe e kemi privatizuar që kanë qenë kundër rregullave dhe e kemi rregulluar në vitin 2015 që e kemi nda distribucionin me furnizimin dhe tash i kemi katër kompani të ndryshme. KEK-u që është për gjenerim, KOSTT-i që është për transmision, KEDS-i që është për rrjet dhe KESCO që është për furnizim”.
“Konsumatori në Kosovë ka kontratë vetëm me KESCO për furnizim me energji elektrike dhe ka me KEDS-in që është kyç në rrjetin e saj. Çysh e blen KESCO energjinë elektrike nga dy burime kryesore që janë KEK-u dhe BRE-ja që janë 150 megavat me erë dhe 10 megavatë me solarë – dhe kur nuk mjafton kjo KESCO detyrohet me importu rrymë”, tha Tërnava.
“KEK-u e ka një marrëveshje me KESCO përmes kësaj marrëveshje KEK-u obligohet që komplet energjinë me shit tek KESCO pasi e ka licencën e furnizuesit që blen me çmime të rregulluar dhe shtet me çmime të rregulluara që rregullohen nga ZRRE-ja. Pastaj, pas KESCO nëse KEK-u ka energji ende atëherë ja shet KEDS-it për të mbuluar humbjet teknike në sistem”, ka Tërnava.