Search

Shtyhet afati për aplikim në skemën e granteve për mbështetjen e bizneseve në fushën e energjisë së pastër

December 15, 2025


Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka njoftuar zgjatjen e afatit të aplikimit në thirrjen publike për përkrahjen financiare të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në skemën e granteve për energji të pastër, të shpallur më 10 tetor 2025.

Sipas njoftimit, afati i ri për aplikim është deri më 31 janar 2026, ndërsa procedura e aplikimit kryhet përmes platformës e-Kosova, të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI).

Aplikimet mund të bëhen për:

  • Masën 1 që ofron mbështetje për sistemet e energjisë solare dhe sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike bëhet në platformë: ekosova.rks-gov.net/699
  • Masën 2 që ofron  mbështetje për masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e bizneseve bëhet në platformë: ekosova.rks-gov.net/714
  • Masën 3 që ofron mbështetje për pajisjet që ulin konsumin e energjisë në linjat e prodhimit bëhet në platformë: ekosova.rks-gov.net/702

MINT dhe KIESA thonë se shtyrja e afatit synon t’u japë më shumë kohë ndërmarrjeve që të përgatisin dokumentacionin dhe të përfitojnë nga mbështetja për investime në energji të pastër. /Telegrafi