Search

Shtetet baltike janë shkëputur zyrtarisht nga rrjetit energjetik i Rusisë dhe tani operojnë në rrjetin e ENTSO-E

February 11, 2025


ENTSO-E ka njoftuar për sinkronizimin e suksesshëm të sistemeve elektroenergjetike të shteteve baltike me sistemin elektrik të Evropës Kontinentale.

Ky sinkronizim i mundëson Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë të menaxhojnë rrjetet e tyre elektrike në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha vendet e tjera të Evropës Kontinentale, me kontroll të qëndrueshëm dhe të besueshëm të frekuencës, duke rritur ndjeshëm sigurinë energjetike rajonale.

Më parë, këto shtete kanë që duke u mbështetur në sistemet ruse dhe bjelloruse për menaxhimin e frekuencave. Të gjitha ndërlidhjet e energjisë elektrike me Rusinë dhe Bjellorusinë janë shkëputur përgjithmonë. Shtetet baltike tani i janë bashkuar rrjetit sinkron të Evropës Kontinentale, duke u shërbyer mbi 400 milionë klientëve

Ky proces vjen pas viteve të përgatitjes dhe bashkëpunimit të plotë midis operatorëve të sistemit të transmisionit: Elering (Estoni), Augstsprieguma tīkls (AST, Letoni), Litgrid (Lituani) dhe homologët e tyre në zonën sinkrone të Evropës Kontinentale. Një rol veçanërisht i rëndësishëm ka luajtur operatori PSE në Poloni i cili ishte koordinator i përgjithshëm, si një fqinj i drejtpërdrejtë dhe si sistemi që lidh fizikisht sistemet e shteteve baltike me Evropën Kontinentale. Përmirësimet e mëdha të infrastrukturës në shtetet baltike dhe Poloni ishin thelbësore për këtë arritje.

Ky sinkronizim është mbështetur fuqishëm nga Bashkimi Evropian dhe ENTSO-E, shoqata e operatorëve evropianë të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike. Kontributet e tyre kanë përfshirë udhëzime teknike, ekspertizë operative dhe ligjore, dhe financim evropian për të lehtësuar integrimin e suksesshëm.