Shtatë impiante bërthamore mezi i bëjnë ballë kërkesës së Bitcoin për energji elektrike
August 28, 2020

Kycja e kompjutorëve shtesë në rrjetin elektrik ka ndikime negative në mjedis. Studimet e fundit sugjerojnë se konsumi i energjisë elektrike nga Bitcoin ka arritur shifra rekorde këtë vit.
Më shumë se 7 gigavat të energjisë elektrike shfrytëzohet në përpjekjet për zhvillimin e valutës dixhitale, sipas një studimi nga Qendra Alternative Financiare. Me fjalë tjera, rreth shtatë impiante të mëdha bërthamore vështirë se i bëjnë ballë këkesës së Bitcoin për energji elektrike, e cila pritet të rritet në vitet në vijim.
Qendra, e vendosur në Kembrixh, të hënën ka vlerësuar se industria e globale e gërmimit të Bitcoin konsumon 7.46 GWh, që është e barabartë me rreth 63.32 TWh konsum të energjisë.
Studimi thekson se ‘mihësit e Bitcoin’ paguajnë nga 0.03$ deri në 0.05$ për kWh këtë vit.
Mihja e Bitcoin (apo ‘Bitcoin mining’) sot mund të bëhet shumë thjeshtë. Atë mund ta bëj një përdorues i vetëm përmes kompjutorit të dedikuar vetëm për aktivitete gërmimi, apo edhe një grup individësh ose kompjutorësh, sikurse në Kazakistan, ku në 50 mijë pajisje të sofistikuara bëhet gërmimi në të njejtën kohë.