Search

Shqipëria së shpejti do të shpallë ankandin për 150 megavat kapacitete të erës në bregdet

08 Qershor, 2021


Në javët në vijim, Shqipëria do të shpallë ankandin e parë për projekt të madh të prodhimit të energjisë nga era në bregdet, ka thënë Lorenc Gordani nga Universiteti i Tiranës për Biznes këtë të martë.

Ankandi i hapur, që ishte paralajmëruar nga Ministria e Energjisë në dhjetor të vitit 2020, do të sjellë 150 megavat kapacitete të erës në bregdet, ka thënë Gordani.

Potencial i prodhimit të energjisë nga era në Shqipëri ende nuk është shfrytëzuar. Përkundër lejeve të lëshuara për projekte të erës që tejkalojnë 4,200 megavat kapacitete të instaluar nga viti 2007, Shqipëria ende nuk ka zbatuar asnjë projekt të energjisë nga era, ka thënë Gordani, ka raportuar Energetika.

Irena, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Ripërtëritshme ka vlerësuar se Shqipëria mund të instalojë deri në 600 megavat kapacitete energjetike të erës deri në vitin 2030.

Shqipëria ende mbështetet në hidro-energji

Shqipëria është pothuajse plotësisht e varur nga hidro-energjia për prodhimin e energjisë elektrike. Kapacitetet e instaluara të hidroenergjisë arrijnë në 2400 megavat, 1000 megavat nga të cilat janë në pronësi private.

Njëzet projekte të reja private të energjisë së ripërtëritshme me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 227 megavatësh janë kyçur në rrjetin energjetik në Shqipëri në vitin 2020, 18 nga këto projekte ishin hidrocentrale dhe dy tjera projekte solare.

/Artikullin e plotë mund t’a lexoni duke klikuar këtu.