Search

Shqipëria planifikon një fond prej 200 milionë eurosh për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë

12 Tetor, 2021


Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se qeveria që ai udhëheq planifikon që të themeloj një fond sovran prej 200 milion euro për të përballuar me një rritje të pritshme të çmimeve të brendshme të energjisë elektrike të shkaktuar nga çmimet e larta të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Lajmin e ka bërë të ditur SeeNews, ku është raportuar se fondi do të siguroj granaci të huasë për distributorin në pronësi shtetërore OSHEE me qëllim për të siguruar mjetete financiare për blejre të energjisë elektke, për të siguruar furnizim të energjisë elektrike pa ndërprerje, dhe për të mbrojtur amviseritë dhe bizneset e vogla nga ngritja e lartë e çmimeve të energjisë elektrike, ka bërë të ditur Kryeministri Rama.

Ndërkaq, të premten, në Shqipëri ishte shpallur gjendje krize në sektorin e energjisë, sipas një postimi të kryeministrit Rama në Facebook.

Ai nënvizoi se Shqipëria aktualisht është duke blerë energjie elektrike me çmim më të lartë se sa çmimet e eksportit të energjisë elektrike, përshkak se vendi është duke blerë energji në një periudhë të thatësirës dhe shet energji gjatë sezonave të lagështa apo me bollëk të të reshurave.

Shqipëria shpall emergjencë të furnizimit me energji elektrike

Lexo më shumë