Search

Shqipëria e treta në Evropë për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme

October 06, 2021


Sasia e energjisë elektrike që prodhon Shqipëria nuk arrin të përmbushë nevojat brenda vendit. Megjithatë, të dhënat e vitit 2021 tregojnë se prodhimi ka qenë i mbarë, sikundër edhe sasia e energjisë që është shitur.

Shqipëria është i vendi i tretë në Evropë pas Norvegjisë dhe Islandës për sasinë e prodhimit të energjisë elektrike për konsum nga burimet e ripërtëritshme.

Përmes ujit, sigurohet 92% e energjisë elektrike, megjithatë gjatë vitit Shqipwria importon dhe eksporton energji elektrike nw vende e tjera, bazuar mbi çmimet e bursës së Hungarisë.

Shqipëria konsumon çdo vit 7.5 milionë mwh energji, por me kapacitetet e sotme nuk arrin të prodhojë këtë sasi. Përjashtim bëri viti 2018, kur prodhimi u tejkalua për shkak të reshjeve të shtuara.

Për të mbuluar nevojat, KESH duhet të blejë energji nga jashtë, ndërsa qeveria duhet të kërkojë burime të reja prodhimi. Gazsjellësi TAP, projekti Devoll Hydropower dhe plani për HEC-in e Skavicës pritet ta përmbushin këtë angazhim së shpejti.

Gjysma e parë e këtij viti ka qenë e mbarë për prodhimin e energjisë, i cili u rrit dyfish në krahasim me vitin e kaluar, sikundër edhe shitja në treg të jashtëm me 4 herë.

Në situatën aktuale, qeveria i druhet faktit që nuk mund të sigurojë energjinë e nevojshme për të mbuluar nevojat në dimër.