14 °C
Search

Shqipëria dhe Italia pajtohen të fillojnë studimet për linjën nën-ujore energjetike

December 21, 2023


Shqipëria dhe Italia janë pajtuar për të bërë studimet e fizibilitetit për ndërtimin e një linje nën-ujore energjetike ndërmjet dy vendeve, ka konfirmuar ministrja Belinda Balluku.

“Operatori ynë i transmetimit, OST, si dhe operatori në Itali dhe investitorët që synojnë të investojnë në linjën energjetike kanë themeluar një grup punues që do të bëjë studimet e fizibilitetit Brenda vitit 2024, dhe kjo do të hapë rrugën për marrëveshjen për kushtet financiare, komerciale dhe teknike”, ka thënë Balluku në videon që është publikuar në rrjete sociale, raporton SEE News.

“Shqipëria, eksportuese e energjisë në 2030”, Balluku: Së shpejti linjë transmetimi energjetike nënujore me Italinë

Lexo më shumë

Balluku ka bërë lajmin e ditur gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve të ndërtimit të linjës 400 kV ndërmjet Elbasanit në Shqipëri dhe Manastirit në Maqedoninë e Veriut. Ky projekt është pjesë e iniciativës së Komisionit Evropian për të themeluar korridorin energjetik Lindje-Perëndim që do të ndërlidhë Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi, dhe Italinë, ka thënë Balluku, transmeton Kosovo.Energy.

Ndërtimi i linjës nën-ujore energjetike ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë ka qenë e planifikuar nga qeveritë për vite me radhë sidoqoftë, zhvillimi i këtij projekti është shtyrë vazhdimisht për shkak të kompleksitetit të projektit dhe kostove të larta, shtoi Balluku.

Nis ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Lexo më shumë