Search

Shpëtim Dobra – Kryesues i ri i Bordit të “Trepçës”

April 08, 2026


Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur ndryshimin në përbërjen e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh. A.

Vendimi i ri përcakton se Shpëtim Dobra do të marrë rolin e Kryesuesit të Bordit, duke zëvendësuar Mentor Berishën.

“Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 05\212, i datës 10.07.2024, për emërimin e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh. A., në vend të Mentor Berisha, Kryesues i Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh. A., emërohet z. Shpëtim Dobra, në pozitën e Kryesuesit të Bordit”, thuhet në njoftim.

/Telegrafi