Search

Shkolla, Institucione, Qendra të Hendikos: FKEE vazhdon investime për përmisimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike

December 06, 2024


Në Drenas janë investuar mbi 1 milion euro në efiçencë të energjisë kurse 65,000€ të tjera do të ndimojnë Handikos për ndërtimin e qendrës së re në Ferizaj.

Fondi i Kosovës për Efiçeincë të Energjisë (FKEE) ka investuar mbi 1 milion Euro në renovimin e 9 ndërtesave publike në Komunën e Drenasit. Investimet në këtë komunë janë realizuar përmes skemës kthyese për financimin e projekteve komunale, thuhet në një postim të Ministrsë s Ekonomisë në Facebook. Objektet që kanë përfituar nga ky investim janë: SH.F.M.U “Dëshmorët e Drenicës”, SH.F.M.U “Luigj Gurakuqi”, SH.F.M.U “Jusuf Gërvalla”, SH.F.M.U “Gani Elshani”, SH.F.M.U “Migjeni”, SH.F.M.U “Shaban Polluzha”, SH.F.M.U “Shote Galica”, SH.F.M.U “24 Korriku” dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Nekoc.

Për të përimusar efiçeincën energjetike të këtyre ndërtesave është investuar në termoizolimin e mureve të jashtme, fasadës dhe kulmit, ndërrimin i dyerve dhe dritareve, renovimin i ndriçimit, automatizimin dhe renovimin e sistemit të ngrohjes. Poastu, janë instaluar kaldajave që funksionojn me biomasë.

Së fundmi FKEE ka nënshkruar një Marrëveshje për Donacion me Handkos për të ndihmuar në ndërtimin e qendrës moderne për personat me aftësi të kufizuara në Ferizaj.

FKEE do të kontribuojë me një investim si grant prej rreth 𝟔𝟓,𝟎𝟎𝟎 𝐞𝐮𝐫𝐨 për instalimin e një sistemi efiçient të ngrohjes dhe ftohjes me pompa termike. Sipas FKEE ky projekt ofron mbështetje për komunitetin, përdrim efiçient të energjisë dhe tregon përgjegjësi sociale.

Qendra e re në Ferizaj do të jetë një model gjithëpërfshirës që ofron kushte dinjitoze dhe mbështetje për personat me aftësi të kufizuara, duke kontribuar në përmirësimin e jetës së tyre dhe krijimin e një mjedisi më të mirë për të gjithë, thuhet në një njoftim të FKEE.