ShERK mirëpret iniciativën për hetimin e projekteve të hidrocentraleve në Kosovë
October 09, 2020

Iniciativa parlamentare për të hetuar gjithë procesin e projekteve të hidrocentraleve në Kosovë, është mirëpritur nga Shoqata për Energji të Ripërtëritshme të Kosovës (SHERK).
Sipas kësaj shoqate, për tri vite rresht, me tendecë apo nga mosdija, opinioni kosovar është keqinformuar rreth projekteve të hidrocentraleve.
“Shoqata për Energji të Ripërtëritshme të Kosovës (SHERK) pa rezervë mirëpret iniciativën parlamentare për të hetuar korrektësinë e procesit të lejeve të projekteve të hidrocentraleve në Kosovë. Ka kaluar kohë e gjatë, (rreth 3 vite) që për projektet e hidrocentraleve opinioni është keqinformuar me tendencë apo nga mos dija dhe për projekte janë shpërndarë dhe vazhdojnë të shpërndahen deklarata të pavërteta dhe shpifëse si për pajisjen me dokumentacion dhe licenca ashtu edhe për operimin e Hidrocentraleve me “kauzën” e ndikmit mjedisor dhe legjitimitetin e tyre”, thuhet në një deklaratë për media të ShERK-ut.
Deklaratat e tilla, ShERK i ka quajtur kontradiktore që kanë për qëllim shtrembërimin e realitetit dhe krijimin e klimës kundër investimeve të ngjashme.
“Deklaratat e tilla janë kontradiktore dhe kanë për qëllim shtrembimin e realitetit si dhe krijimin e klimës kundër investimeve të ngashme. Tendenca e këtyre deklaratave është dëmtimi dhe largimi i investitorëve nga sektori i energjisë dhe si rrjedhojë largim dhe trembje e investitorevë edhe në sektorët tjerë të ekonomisë”, theksohet në deklaratë.
Shoqata për Energji të Ripërtëritshme të Kosovës (SHERK) ka kundërshtuar fuqishëm propozimin e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në komisionin përkatës, deputetët Shpejtim Bulliqi, Artan Abrashi dhe deputetin e LDK-së, Haxhi Avdyli që të pezullohet shqyrtimi i dokumetacionit, licencimi dhe rilicencimi i Projekteve të Hidrocentraleve.
“Referuar këtij propozimi tendencioz gjë që nuk eshte ne mandatin e komisionit, ju lusim që te nderrmerrni masat e nevojshme qe ky propozim mos të kaloje, një propozim I tillë do te ngarkonte barre shume te madhe financiare per investitoret aktual dhe investitoret potencial. E reitheksojme se mirëpresim pa rezervë dhe përkrahim iniciativen që projektet të hetohen deri në fund dhe njëherë e mire të informohet opinoni me situaten reale dhe të paanshme rreth projekteve të zhvilluara në vendin tonë”, thuhet në deklaratën e ShERK-ut.
Kompanitë anëtarë të Shoqata për Energji të Ripërtëritshme të Kosovës (SHERK) dhe investitorët kanë pasur pasoja të mëdha financiare në vitet që shkuan për shkak të pezullimeve dhe obstruksioneve të pandërprera që u janë bërë.
“Ndërsa vendi ynë mungesen e energjisë e ka mbuluar me import me cmime të larta në kurrizin e qytatarëve tanë. Sektori i energjisë në shtetet e zhvilluara e sidomos Bashkimit Evropian konsiderohet sektori më strategjik e ndër to edhe projektet e Hidrocentraleve janë të mirëpritura sepse prodhojnë energji miqësore me mjedisin”, theksohet në deklaratë.
ShERK beson se puna e Komisionit parlamentar do të jetë e drejtë dhe profesionale.
“Si Shoqatë për Energji të Ripërtëritshme të Kosovës (SHERK) bësojmë që puna e këtij komisioni parlamentar do të jetë e drejtë, profesionale, jo-paragjykuese dhe tema do të trajtohet me përgjegjësi, me korrektësi, pa anime politike e pa popullizëm dhe do t’i jap fund shpifjeve dhe të pavërtetave dhe të konfirmojë edhe një herë se këto projekte janë zhvilluar në pajtueshmëri të plotë me standardet mjedisore dhe sipas legjislacionit të vendit dhe nuk janë implementuar në mënyre tjetër”, thuhet me tutje në deklaratën e ShERK-ut.
Sipas tyre, qëndrim pozitiv do të inkurajoj investime të rradhës në energji të gjelbër dhe në sektorë tjerë dhe do të jep një mesazh mbështetës për investitorët ekzistues në Kosovë dhe investitorët potencial të jashtëm.
“Me shpresë se shqetesimin tone ta trajtoni me seriozitet maksimal, duke mos lejuar që të dëmtohen investioret duke pezulluar procesin, konsiderojme se tendenca për të pezullim të procesit është tendencioze dhe me qellim jo të mirë. E nënvizojmë pezullimi i procesit do të sjell dëme të pariparueshme investitoreve aktual dhe potencial, duke ritheksuar se i mbeshtesim hetimet dhe do të jemi bashkëpunuës në çdo kërkesë nga Komisioni”, përfundon deklarata e ShERK-ut.
Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka dalë në terren për të inspektuar punën e hidrocentraleve në zonën e Brezovicës.
Me vete, ajo kishte marrë deputeten e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, e cila akuzohet për falje të hidrocentraleve, kompanisë turke, “Limak – Calik”.
Këtë inspektim e kanë bërë pak ditë pas themelimit të komisionit parlamentar për hetimin e dhënies së lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve.
Kusari Lila, akuzohet bashkë me Besim Beqajn, Dardan Gashin etj për transferim të kundërligjshëm të hidrocentralit të Lumbardhit, Hidrocentralit në Burim, Hidrocentralit të Radavcit dhe Hidrocentrali “Dikance”, tek kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji (KKDFE) e cila është privatizuar nga kompania “Limak-Calik”.
Çështja e prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë prej kohësh është bërë temë debati, ani se Kosova nuk prodhon mjaftueshëm energji dhe është e varur kryesisht nga energjia e prodhuar në Serbi.
Kjo çështje është ngritur edhe në agjendën më të lartë të politikës amerikane. Termocentrali “Kosova e Re”, projekti për ndërtimin e impiantit të energjisë, sipas zyrtarëve të lartë amerikanë është interes politik i parandalimit të ndikimit rus në Ballkan.
Kosova konsiderohet si vija ndarëse ndërmjet lindjes dhe perëndimit. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekziston rreziku i shtrirjes së ndikimit rus në Kosovë përmes investimeve në energji.
Kjo temë është ngritur edhe në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tetorin e vitit të kaluar.