Search

Shefi i IEA kritikon mungesën artificiale në tregjet energjetike, thotë se disa dështuan në zbutjen e çmimeve

03 Dhjetor, 2021


Drejtori ekzekutiv i IEA, ndër autoritetet udhëheqëse të fushës së energjetikës në botë, ka thënë se disa shtete kanë dështuar karshi “rritjes artificiale” të çmimeve të naftës dhe gazit në tregjet ndërkombëtare.

‘Një ndër faktorët që dua të nënvizojë dhe që ka shkaktuar këtë rritje të çmimeve është ndikuar nga furnizuesit madhor me naftë dhe gaz, dhe sipas nesh, disa nga shtetet nuk kanë pozicionuar vetën si duhet në këtë kontekst’, ka thënë Fatih Birol, drejtori ekzekutiv në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë këtë të mërkurë.

‘Në fakt, disa nga pengesat kryesore në tregje gjatë këtyre ditëve mund të konsiderohen si ‘artificiale’, kjo pasi në tregje të naftës so ne shohim afër 6 milionë fuçi në ditë që rrijnë si kapacitete të rezervuara dhe që i takojnë prodhuesve kryesorë, vendeve të OPEC+’, ka shtuar Birol.

Këto komente Birol i bëri pasi disa ekspertë të energjisë filluan të vlerësonin ndikimin e një vendimi të mundshëm të SHBA-ve për të shkarkuar rezervat e naftës me qëllim të pengimit të rritjes së çmimeve të karburanteve.

Ndryshe, përmes një komunikate presidenti Joe Biden njoftoi për një shkarkim të mundshëm të rezervave të naftës, aktivitet ky që do të koordinohet nga SHBA-të, India, Kina, Japonia, Korea e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar.

Sipas kësaj, SHBA-të do të shkarkonin 50 milion fuçi nga rezervat shtetërore të naftës, nga të cilat 32 milion fuçi do të jenë të disponueshme për shkëmbim për muajt në vijim ndërsa 18 milion tjera janë në fakt rezerva të kontraktuara më herët por që do të disbursohen në mënyrë më të përshpejtuar.

Prodhuesit brenda OPEC dhe prodhues tjerë, në mënyrë të vazhdueshme kanë hedhur poshtë thirrjet e SHBA-ve për të rritur sasitë e furnizimit dhe për të ulur çmimet, të bëra gjatë muajve të fundit.

Çmimet e naftës janë rritur me më shumë se 50%, kjo pasi kërkesa për naftë ka tejkaluar ofertën. Disa parashikues kanë thënë se çmimet e naftës mund të rriten jashtzakonisht shumë, apo në 100 dollarë për fuçi, megjithëse jo të gjithë janë të këtij mendimi.

Louise Dickson nga Rystad Energy tha se nëse sasi të mëdha të naftës shkarkohen nga rezervat e SHBA-ve, Kinës, Indisë, Japonisë, Koresë Jugore dhe Mbretërisë së Bashkuar, ato mund të jenë të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën qysh në muajin e parë të vitit 2022.