Search

SHBA vazhdon të jetë lideri botëror në prodhim të naftës dhe gazit natyral

21 Korrik, 2021


Administrata e Informacionit të Energjisë në SHBA, EIA, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara u prodhua më shumë naftë dhe gaz natyral se në çdo vend tjetër.

Në njoftim është theksuar se ky trend ka filluar në vitin 2014, ndonëse kishte rënie në njërin vit apo tjetrin nga niveli rekord që ishte shënuar në vitin 2019.

Prodhimi i naftës dhe gazit natyral në 2020 në total arriti 66.9 kuadrilion njësi termike britanike (kuadrat), që ishte më shumë se totali i përbashkët i Rusisë (45.5 kaudrat) dhe Arabia Saudite (26.5 kuadrat) të prodhimit të naftës dhe gazit natyral.

Prodhimi i naftës dhe gazit natyral ka shënuar rënie në të tria vendet në 2020, si rrjedhojë e rënies së theksuar në kërkesë përgjatë pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19 dhe si pasojë rënies së çmimit të naftës bruto, veçanërisht në tremujorin e parë të vitit 2020.

EIA: Konsumi i energjisë nga BRE-të tejkalon qymyrin për herë të parë në kohë moderne

Lexo më shumë