Search

SHBA-të do të bëjnë të disponueshme naftë nga rezerva për të lehtësuar kostot e energjisë

24 Nëntor, 2021


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dje ka urdhëruar afro 8 miliard litra naftë që të lirohen nga rezervat strategjike për të ndihmuar uljen e kostosë së energjisë, në koordinim me kombet e tjera që janë konsumues të madhë të energjisë, duke përfshirë këtu Kinën, Indinë, dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi i Transmetimit Publik, PBS, ku është raportuar se lëvizja synon tregjet botërore të energjisë, por poashtu votuesit e SHBA-së të cilët janë duke u përballuar me inflacion më të lartë dhe rritje të çmimeve të naftës para udhëtimeve gjatë festave të fundvitit.

Çmimet e naftës aktualisht janë rreth 3.4 dollar për 4.55 litra, që përbënë një çmim gati dyfish më të lartë se sa përiudha e njejtë e vitit të kaluar , sipas Shoqërisë së Automjeteve të Amerikës.

Presidenti Biden është përpjekur për të riformuar shumicën e agjendës së tij ekonomike rreth cështjes së inflacionit, duke thënë paketa për infrastrukturë në vlerë prej 1 trilion dollar rishtazi e kaluar do të ulë presionit e çmimeve duke e bërë më eficente dhe më pak të kushtueshëm transportin e mallrave.

Rezerva Strategjike e Naftës është një rezervë emergjente për të ruajtur qasjen në naftë në rast të fatkeqësive natyrore, çështjeve të sigurisë kombëtare dhe ngjarjeve të tjera.

Të mirëmbajtura nga Departamenti i Energjisë, rezervat ruhen në shpella të krijuara në kupola kripe përgjatë brigjeve të Gjirit të Teksasit dhe Luizianës. Në rezervë ka rreth 605 milionë fuçi naftë të ëmbël dhe të thartë.

Ndryshe, administrata Biden ka argumentuar se furnizimi i naftës nuk ka mbajtur ritmin e kërkesës teksa ekonomia botërore ka dalur nga pandemia, dhe që rezerva është mjeti i duhur për të ndihmuar për të zbutur këtë problem.