Sesion informues lidhur me thirrjen e ME për mbështetjen e OJQ-ve në fushën e energjisë dhe BRE-ve
September 13, 2025

Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet e OJQ-ve për përkrahjen e aktiviteteve që promovojnë fushën e energjisë dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Të gjithë organizatat me projekte me tematikë në efiçiencë të energjisë, BRE apo zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit mund të marrin pjesë në në sesionin informues që organizohet nga ministria e ekonomisë.
Ky sesion do të mbahet më 15 shtator në ora 13:30 në ndërtesën e Ministrisë së Ekonomisë, në Sallën e Takimeve në katinë e katërt.
Nga ministria, për shkaqe organizative, përfaqësuesit e OJQ-ve të interesuara luten që të konfirmojnë pjesëmarrjen deri të hënën ne orën 10:00 në email: [email protected].

ME ofron mbështetje për OJQ në fushën e energjisë dhe BRE-ve
Për këtë thirrje publike do të ndahen grante deri në 7,500 € dhe afati për aplikim është 19 shtator 2025.
Detajet rreth kësaj thirrje i gjeni në këtë Link.