Search

Serbia planifikon vendosjen e 10 hidrocentraleve në lumin Ibër

13 Mars, 2023


Ndërmarrja energjetike shtetërore në Serbi, EPS ka në plan ndërtimin e dhjetë hidrocentraleve në lumin Ibër ndërmjet Rashkës dhe Kraljevës në jugperëndim të këtij vendi, dhe në shtrirje prej 55 kilometrash.

Kjo ndërmarrje tashmë ka nisur tenderin për përgatitjen e dokumentacionit për të mundësuar ndërtimin, raporton Balkan Green Energy News.

Projekt të njejtë ky vend ka tentuar të zbatojë edhe para 13 vitesh. Atë kohë, hidrocentralet pritej të kishin rreth 103 megavat kapacitete të instaluara të prodhimit të rrymës, ndërsa vlera e përgjithshme e investimit ishte përllogaritur në 300 milionë euro.

EPS ka thënë se potenciali energjetik i lumit Ibër është ndër potencialet më të rëndësishme dhe të paprekura deri më tani në Serbi, transmeton Kosovo.Energy.

Sipas të gjitha gjasave, ndërtimi i hidrocentraleve do të financohet përmes kredive nga institucione ndërkombëtare financiare, kanë thënë nga EPS.

/Kosovo.Energy