Search

Serbia paralajmëron 500 milion euro investime në rrjetin e tensionit të ulët

13 Janar, 2022


Ministrja e Energjisë dhe Minierave e Serbisë, Zorana Mihajlovic, tha se investime në rrjetin e tensionit të ulët janë të domosdoshme në mënyrë që të rritet besueshmëria e furnizimit të energjisë elektrike në të gjithë territorin e Serbisë.

Këto komente, Mihajlovic i bëri gjatë vizitës së saj në qendrën shpërndarëse-dispeçer të operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucija Srbije (EDS) në Beograd.

Qeveria e Serbisë planifikon që të investoj më shumë se gjysmë më miliardi euro në në këtë zonë në vitetet e ardhshme.

Tutje, Mihajlovic theksoi se financimi nuk ka qenë problem asnjëherë, mirëpo, implementimi i projekteve është shumë më e lehtë tash pasi EDS është një kompani e pavarur, e ndarë nga ndërmarrja e energjisë EPS.

Ajo kujtoi që humbjet në rrjet kanë kosto prej afër 200 milion euro në baza vjetore, dhe se modernizimi i rrjetit të distribucionit është i domosdoshëm për të ulur ndjeshëm këto humbje.