Search

Samiti i Komunitetit Evropian: Takimi në Pragë, Ministrat e energjisë të Ballkanit dhe BE do takohen së shpejti

October 07, 2022


30 vite më parë presidenti Francës François Mitterrand hodhi idenë e një Konferederate Europiane që nuk u realizua kurrë. Kjo ide u avancua nga një tjetër president francez, Emanuel Macron. 6 Tetori shënoi themelimin e Komunitetit Politik Europian.

Kështjella Prazhsky Hrad, këtu në Pragë mikpriti 44 udhëheqës të vendeve europiane të cilët do të mblidhen çdo gjashtë muaj përmes kësaj platforme politike koordinuese.

Nga udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor Kryeministri Edi Rama ishte i vetmi që mbajti një fjalë nga ku theksoi se ne duhet te jemi te afte për te qenë të gjithë bashkë, pavarësisht nëse jemi ose jo aktualisht pjese e BE.

Energjia elektrike ishte pjesë e diskutimeve në Komunitetit Politik Europian.

Ky komunitet i ri politik europian u krijua edhe si një përgjigje ndaj Rusisë e cila synon dhe tenton ta përçajë Europën. Po ashtu për ta zgjeruar fuqinë europiane e realizuar gjithpërfshirjen. Ky zhvillim nuk i ndryshon rregullat e lojës për vendet aspirante për të qenë antare të BE.

Top Channel