Search

Rumania në rrezik që të humbasë fondet e BE-së për tranzicion energjetik për shkak të afatave strikte

July 05, 2022


Ministria e Energjisë paralajmëroi se afati dy-vjeçar mund të jetë shumë i shkurtër që zhvilluesit rumunë të përfundojnë impiantet e tyre të energjisë së rinovueshme nëpërmjet një skeme financimi prej 595 milionë eurosh të BE-së brenda Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës.

Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergyneës, Rumania është nën obligimin që të realizojë 950MW në kapacitete solare dhe ato të erës dhe t’i fus ato në operim deri në mes të vitit 2024, përcjell Kosovo.Energy.

Thirrja publike për procedurën e tenderimit ishte lansuar në muajin mars.

Administrata mund të shkelë afatin “jashtëzakonisht të shkurtër” të vendosur përmes Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës (NRRP ose PNRR), tha Ministria e Energjisë në një dokument zyrtar, raportoi Profit.ro.

Sipas raportimeve të balkangreenenergyneës, aktualisht janë 457.7 milion euro në buxhet për skemën e ndihmës, dhe 595 milion euro në total, përcjell Kosovo.Energy.

Kompanitë kanë dorëzuar 668 projekte me një kapacitet total të planifikuar prej 3.5GË, ka zbuluar
ministri i energjisë, Virgil Popescu.

Objektivat kombëtar për energji të ripërtëritshme do të rritet, ka theksura ministria e energjisë teksa ka nënvizuar ndikimet e luftës që po zhvillohet në mes të Ukrainës dhe Rusisë.

Ministria e Energjisë ka pranuar se procesi është i gjatë dhe kompleks.

Tutje, ka theksuar se përfshinë edhe vlerësimin e dokumentave kadastral sidhe planifikim urban, raporte teknike dhe një gam të aprovimeve.

Pa një qasje pragmatike në lëshimin e lejeve, shuma e alokuar mund të bëhet e paqasshme, ka nënvizuar ministria.

Poashtu, ka shtuar se objektivat kombëtar të energjisë së ripërtëritshme duhet të rriten për shkak të
ndikimit të luftës që po zhvillohet në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Asnjë kontratë e nënshkruar deri më tani për NRRP

Ziarul Financiar vuri në dukje se deri në fund të vitit të ardhshëm duhet të hapen 71 thirrje për projekte me vlerë mbi 13 miliardë euro në total, duke shtuar se objektivi duket i paarritshëm. Rumania tashmë ka marrë 3.9 miliardë euro të miratuara nga NRRP, por asnjë kontratë nuk është nënshkruar, thuhet në raport.

Kompanitë dhe partneritetet mund të aplikojnë deri më 31 korrik për 149 milionë euro me projekte të prodhimit të hidrogjenit të gjelbër

Për më tepër, Ministria e Energjisë lëshoi një thirrje për kompanitë në një skemë tenderimi konkurrues të financuar nga NRRP për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër.

Kompanitë ose partneritetet duhet të jenë gati për të ndërtuar impiante elektrolize me kapacitet të paktën 100 MË, ekuivalente me 10,000 ton hidrogjen të fuqizuar nga burime të rinovueshme, deri në fund të vitit 2025.

Afati i fundit për dorëzimin e projekteve është 31 korriku. Programi kap vlerën e 149 milionë eurove dhe ndihma maksimale shtetërore është 50 milionë euro secila, përcjell Kosovo.Energy.

Rumania do të nisë një program financimi 412 milionë euro për efikasitetin e energjisë për kompanitë

Qeveria po përgatit një mekanizëm tjetër ndihme shtetërore me vlerë 412 milionë euro për kompanitë rumune për të zbatuar masat e efikasitetit të energjisë duke përfshirë sistemet e veta të energjisë së rinovueshme. Programi Operacional i Infrastrukturës së Madhe (LIOP) përfshin 350 milionë euro grante, ndërsa pjesa tjetër është për bashkëfinancim nga buxheti i shtetit. Ekzistojnë gjithashtu mekanizma të tjerë financimi të tranzicionit të energjisë.

Plani REPowerEU i Komisionit Evropian për t’i dhënë fund varësisë nga lëndët djegëse fosile ruse varet ndjeshëm nga thjeshtimi i autorizimit të fermave diellore dhe të erës të sapondërtuara.

Përkthyer dhe përshtatur në shqip, nga Kosovo.Energy.