Rumania ndër vendet me emetimet më të ulëta të CO2 në BE
September 14, 2021

Sipas ish ministrit të Energjisë së Rumanisë, Razvan Nicolescu, Rumania është ndër vendet me emetimet më të ulëta të dioksidit të karbonit në Evropë, me 3.8-ton për person. Në këtë mënyrë, ai rekomandon që vendi duhet të mbajë një qëndrim më të guximshëm në negociatat e dekarbonizimit, ka përcjell SEE Energy News.
Vetëm një vend mbase ka performancë më të mirë se Rumania në aspektin e emetimeve të CO2 për person, dhe ajo është Suedia.
Suedia ka një mesatare prej 3.2-ton për person të emetimeve të CO2, krahasuar me atë të Rumanisë që është 3.8-ton për person.
Rumania filloi në 1989 nga afërsisht i njëjti nivel i emetimit të CO2 për person si Bashkimi Evropian (9.25 ton), por që nga viti 2018 (të dhënat më të fundit në dispozicion), emetimet e Rumanisë kanë rënë në 3.85-ton në krahasim me mesataren e BE -së prej 6.42 ton.
Duke përfshirë edhe gazrat e tjerë serrë në ekuivalensë të CO2, emetimet e Rumansië qëndruan në 5.9-ton për person në vitin 2019 krahasuar me mesataren e BE prej 8.4 ton.