Search

Rumania do të ndajë 2 miliardë euro subvencione për prosumatorët

13 Mars, 2023


Kryeministri rumun, Nicolae-Ionel Ciucaă ka thënë se Rumania do të dyfishojë subvencionet për amvisëritë e interesuara në instalimin e paneleve solare në 2 miliardë euro.

Ky përshpejtim i planeve është nxitur nga nevoja për përfundimin e projekteve evropiane tëgranteve dhe kredive të buta për projekte energjetike, të cilat duhet të përfundojnë deri në vitin 2026, raporton Balkan Green Energy News.

Sikurse edhe vendi fqinj Bullgaria, Rumania është duke tërhequr investime në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, bërthamore si dhe duek rregulluar kornizën ligjore.

Qëllimi i këtyre iniciativave është fuqizimi i pavarësisë energjetike të këtij vendi, si dhe përmbushja e objektivave mjedisore dhe klimatike të BE-së, transmeton Kosovo.Energy.

Në anën tjetër, Ministri i Mjedisit në këtë vend ka shpërfaqur planet për zëvendësimin e 250 mijë veturave të vjetra deri në vitin 2026 me ndihmën e fondeve evropiane.

Për më shumë, rregullatori në Rumani ka thënë se pret që numri i prosumatorëve do të rritet në 100 mijë këtë vit, nga 40 mijë sa janë tani.

/Kosovo.Energy