Rrjetet e distribucionit në Slloveni hasin sfida të reja – Prodhojn energji për rrjetin e transmisionit
September 12, 2025

Më 1 dhe 2 maj të këtij viti, për herë të parë, pesë kompani sllovene të shpërndarjes së energjisë furnizuan më shumë energji elektrike në rrjetin e transmetimit sesa morën prej tij. Ky ndryshim po krijon sfida për operatorët e rrjetit të shpërndarjes, ndërsa gjithashtu nxjerr në pah realitetin thelbësor të tranzicionit të energjisë.
Në të vërtetë, rrethanat ishin të jashtëzakonshme gjatë dy ditëve të para të majit, shkruan gazeta sllovene Naš stik. Moti ishte i kthjellët, por jo aq i ngrohtë sa njerëzit të përdornin kondicionerë, ndërsa parqet solare të lidhura me rrjetin e shpërndarjes po gjeneronin energji elektrike me kapacitet pothuajse të plotë.
Përshkak se data 1 maj është ditë feste, konsumatorët industrial nuk ishin në operim dhe shumë njerëz nuk ishin në shtëpisë, kështu që konsumi i energjisë elektrike nga rrjeti i transmetimit ra ndjeshëm, duke arritur vetëm 150 MW midis orës 12 dhe 13:00. Kurse në dimër, konsumi maksimal orar arrin rreth 2,200 MW.
Hidrocentrali me pompa Avče po funksiononte me kapacitet të plotë, duke konsumuar 157 MW nga rrjeti i transmetimit.
Si pasoj e këtyre kushteve të favorshme për prodhim nga BRE-të dhe konsumit të ulët të gjitha kompanitë sllovene të shpërndarjes së energjisë furnizuan më shumë energji elektrike në rrjetin e transmetimit sesa morën prej tij.
Elektro Ljubljana dhe Elektro Primorska morën energji nga rrjeti i transmetimit, por Elektro Maribor, Elektro Celje dhe Elektro Gorenjska furnizuan sasi të konsiderueshme, duke rezultuar në një bilanc negativ të përgjithshëm.
Rrjeti i shpërndarjes në tërësi ishte një prodhues neto i energjisë elektrike për katër orë më 1 maj, midis orës 11:00 dhe 15:00. Vlen të përmendet se kapaciteti total i energjisë diellore në Slloveni është 1.4 GW, gjysma e të cilave është instaluar në vitet 2023 dhe 2024, ku shumica prej tyre janë të lidhur me rrjetin e shpërndarjes. Kapaciteti i përgjithshëm i gjenerimit të energjisë elektrike në Slloveni është 7.47 GW.
Menaxhimi i tensionit në rrjet përbën sfidë të madhe
Boštjan Turinek, drejtor i operacioneve dhe zhvillimit në Elektro Celje, tha se një rrjedhë e kundërt e energjisë nga rrjeti i shpërndarjes në rrjetin e transmetimit u regjistrua për herë të parë në korrik 2022. Në atë kohë, sasia ishte minimale, rreth 4 MW.
Megjithatë, në vitin 2023, rrjedha e kundërt arriti në 40 MW, dhe këtë vit ajo tashmë ka arritur në 100 MW. Sfida më e madhe, shpjegon ai, është menaxhimi i profileve të tensionit në rrjet.
Rrjeti i shpërndarjes është i ndërtuar për “trafik” njëkahësh – drejt konsumatorit – me tensionin më të lartë në nënstacione dhe më të ulëtin te konsumatorët fundorë. Integrimi masiv i BRE-ve i ka ndryshurar këto profile tensioni, theksoi Turinek.
Konsumatorët zakonisht nuk e vënë re këtë – ndoshta vetëm një jetëgjatësi pak më të shkurtër të llambave të tyre LED, tha ai. Megjithatë, sipas tij, pronarët e parqeve solare shpesh përjetojnë shkyçje automatike të invertorëve të shkaktuara nga mbitensioni.
Përveç festave, ndryshimet në rrjedhat e energjisë ndodhin edhe gjatë mbylljeve kolektive të impianteve industriale sllovene gjatë pushimeve të verës dhe pranverës. Nëse moti është me diell në atë kohë, prodhimi nga BRE-të është shumë i lartë.
Turinek kujton se BRE-ve u janë dhënë të njëjtat të drejta si automjetet e emergjencës, kështu që prodhimi i tyre gjithmonë ka përparësi, pavarësisht nga gjendja e rrjetit.
Nëse sistemi i energjisë do të menaxhohet siç duhet, shton ai, këto centrale duhet të vendosen në një pozitë të barabartë me të gjithë të tjerët.
Sistemi i matjes neto për konsumatorët ka pasur shumë efekte pozitive, por ka krijuar edhe probleme të shumta, përfundoi Turinek.