Rritet rreziku i vërshimeve në Kosovë: IHMK paralajmëron dhe kërkon kujdesë të shtuar
November 24, 2025

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për reshje të dendura dhe rrezik potencial të vërshimeve në disa rajone të vendit.
Insitituti ka vlerësuar situarat si me alarm të verdhë, duke filluar nga vikendi që lam prapa.
“Duke pasur parasysh, situatën e përgjithshme të pa qëndrueshme hidrometeorologjike gjatë këtyre ditëve, e cila përfshin reshje, duke shkaktuar edhe vërshime në disa zona të vendit. Aktualisht lumenjtë në tërë vendin kanë pësuar rënie, por reshjet e shiut të cilat parashikohen të bien gjatë orëve në vijim, sidomos në pjesën lindore (Pellgu e Moravës së Binçës), do të ndikojnë që të rriten përsëri prurjet e ujit nga pjesët e larta malore dhe rrjedhimisht edhe Lumin Morava e Binçës me degën kryesore Kriva Reka, të cilat mund të shkaktojnë vërshime”, thuhet në njoftim.
Situata e tillë do të dominojë edhe në pjesë tjera të vendit, sidomos pjesa veri-lindore në Pellgune e Llapit, pjesa qendrore në afërsi të Sitnicës dhe zonën jugore përgjatë Pellgut të Lepencit.
Tutje, thuhet se moti është potencialisht i rrezikshëm
“Fenomenet e motit që janë parashikuar nuk janë të pazakonta, por kini kujdes nëse keni ndërmend të praktikoni aktivitete të ekspozuara ndaj rreziqeve meteorologjike. Qëndroni të informuar rreth kushteve të pritshme meteorologjike dhe mos merrni përsipër rreziqe të shmangshme”, theksohet tutje.
/Telegrafi