Search

Rritet konsumi i rrymës në Kosovë për 27.49%

13 Gusht, 2021


Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë në Kosovë” për tremujorin e dytë të vitit 2021. Krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, në tremujorin e dytë të vitit 2021 Kosovarët kanë konsumuar dukshëm më shumë energji elektrike, ndërsa rritje kanë shënuar edhe vlerat e importit, eksportit dhe prodhimit të energjisë elektrike.

Krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, Kosovarët kanë konsumuar 27.49% më shumë energji elektrike në tremujorin e dytë të vitit 2021.

Në tremujorin e dytë të vitit 2021, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1330.8 gigavat orë energji elektrike. Në në të njejtë periudhë në vitin 2020 ishte 1043.8 gigavat orë energji elektrike.

Konsumi20172018201920202021
Tremujori 11069.91136.712491330.71510.6
Tremujori 2938.91136.71039.51043.81330.8
Tremujori 3958.8947.71034.7914.5/
Tremujori 410941159.21200.61360.3

Rritje ka shënuar edhe prodhimi, importi dhe eksporti

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021 (TM1 2021) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 2.28 milionë ton, Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1 738.9 gigavat orë, apo rreth 15% më shumë se në periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Sasia e prodhuar e rrymës në hidrocentrale ishte rreth 108.2 gigavat orë, apo 7.4% më shumë se në vitin paraprak.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë këtij tremujori, Kosova ka importuar 597.1 GËh energji elektrike, derisa ka eksportuar 836.7 gigavat orë energji elektrike.

Kësisoji, në tremujorin e dytë të vitit 2021 Kosova ka importuar rreth 15% më shumë energji elektrike se në periudhën e njejtë të vitit paraprak, ndërsa ka eksportuar 23% më shumë.