Search

Rritet importi i energjisë elektrike

August 04, 2020


Sipas raportit të fundit vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Kosovë për vitin 2019, importi i energjisë elektrike për vitin 2019 ka qenë rreth 13 pikë përqindje më i lartë se sa në vitin 2018.

Vetëm gjatë vitit 2019, Kosova ka importuar 928,492 MWh energji elektrike në shumë prej 50 milion eurosh dhe cmim mesatar prej 56.07 euro për megavat.

Ndryshe, kërkesa për energji elektrike në sistemin elektroenergjetik të Kosovës mbulohet nga gjenerimi vendor dhe nga importi i cili realizohet përmes linjave ndërkufitare.

Vetëm gjatë 12 viteve të fundit, Kosova ka importuar rreth 600 milion euro energji elektrike.