Search

Romgaz ka ndërprerë kontratën për ndërtimin e termocentralit me gaz në Iernut

07 Prill, 2021


Prodhuesi rumun i gazit natyror Romgaz ka thënë se ka ndërprerë kontratën me konsorciumin e përbërë nga Duro Felguera dhe Romelectro për ndërtimin e termocentralit të ri me gaz në Iernut me kapacitet të instaluar prej 430 megavatësh.

Romgaz ka thënë se vendimi erdhi pasi palët kishin dështuar të përmbushnin obligimet kontraktuale sipas orarit.

Për momentin, Romgaz është duke bërë kontrollet teknike dhe ekonomike për të mësuar për vlerën dhe nivelin aktual të ekzekutimit të kontratës, dhe për të identifikuar punët e mbetura dhe që duhet të përfundohen për ndërtimin e këtij termocentrali. Pas këtyre kontrolleve, kompania do të ndërmerrë të gjitha hapat e nevojshëm për përfundimin e projektit.

Në dhjetor Romgaz ka thënë se nuk do të lejojë zgjatjen e afatit për përfundimin e termocentralit me gaz në Iernut, pasi konsorciumi i përbërë nga dy kompanitë kishte kërkuar një gjë të tillë.

Projekti i termocentralit të ri është shpallur në vitin 2016. Vlera e përgjithshme e investimit është llogaritur të jetë 269 milion euro. 75 përqind e shumës totale të projektit do të sigurohet nga Romgaz ndërsa shteti do të kontribuojë me 25 përqind.

Duro Felguera është ndërmarrje nga Spanja e specializuar në projekte të energjisë, minierave, gazit, sistemeve të mencura të kontrollit, komunikimit, sigurisë dhe mbrojtjes.

Romelectro është kompani private nga Rumania. 70 përqind e kompanisë është në pronasi të shtetit.