Rikthehet në rrjet përsëri njësia e shumë përfolur A5
May 22, 2023

Leximi i këtij artikulli zgjatë: 2 minuta
Pas fazës testuese njësia A-5 është rikthyer në operim – njofton KEK.
Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, ka njoftuar se njësia A5 pas përfundimit të remontit kapital dhe eliminimit të të gjitha vërejtjeve të evidentuara gjatë fazës testuese, që shkaktuar daljen nga rrjeti javën e kaluar është rikthyer në operim.
Sot në operim ka tri njësi të TC-A dhe një njësi të TC-B-së.
Njësia B2 është në remont që nga 16 Prilli dhe pritet të hy në operim në korrik. Pastaj të vazhdohet me remontin e B1.