Search

Rikthehen reduktimet e rrymës

22 Dhjetor, 2021


Të enjten, në Kosovë do të kthehen reduktimet e energjisë elektrike sikur në vitet e para të pasluftës, ka njoftuar operatori i shpërndarjes së rrymës në vend, KEDS.

Sipas njoftimit, ky vendim ka ardhur për shkak të mbingarkesës së sistemit elektroenergjetik në vend ditëve të fundit.

“Gjatë ditëve të fundit, sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase. Të njëjtën kohë, duke u ballafaquar me krizën më të rëndë elektroenergjetike botërore, Operatori i Tregut- KOSTT, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka udhëzuar që të fillohet me kufizime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Kufizimet do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë, ka njoftuar KEDS-i.

Situata do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa për ditët në vijim priten instruksionet e KOSTT-it.

KEDS-i më tej ka apeluar për kursim të rrymës e për përdorim të formave alternative të ngrohjes, në ditët më të ftohta deri tash këtë dimër.