Search

RFE: Mijëra protestojnë në Beograd kundër minierës së litiumit

13 Shtator, 2021


germimi i litiumit ne jadar

Mijëra qytetarë serb kanë dalur në rrugët e Beogradit për të protestuar kundër zhvillimit të planifikuar të një miniera të madhe të litiumit në Serbi, teksa kanë bërë thirrje për kontrolla më të rrepta mjedisore, ka përcjell Radio Free Europe.

Protestuesit janë mbledhur para ndërtesës së parlamentit më 11 shtator me kërkesën për të ndalur zhvillimin e projektit të litiumit, teksa disa të tjerë kanë valvitur parullat ku ishte shkruar që natyra e Serbisë “nuk është në shitje”.

Nenat Kostic, një profesor i kimisë, i tha turmës se nuk ka një gjë të tillë si miniera “të gjelbra”, një referencë për klasifikimin e litiumit si një burim i gjelbër i energjisë për shkak të përdorimit të tij për të fuqizuar automjetet elektrike.

Protestuesit më pas vazhduan që të bllokojnë urën Bransko, një nga rrugët kryesore të qytetit – për një orë.

Tubimi u organizua nga 30 grupe ambientaliste, influenca e së cilave është rritur mes shqetësimeve të përhapura se ndotja po përkeqësohet.

Ky tubim përfaqëson protestën më të madhe ambientaliste në Beograd që nga muaji prill, ku organizuesit kërcënuan që do të mbajnë më shumë organizime të tilla në rast se autoritetet nuk i kushtojnë vëmendje këti mesazhi.

Kompania e përfshrië në projekt, Rio Tinto, përbënë kompaninë e dytë më të madhe në botë në saje të metaleve dhe minierave, e cila është duke studiuar mundësinë potenciale për zhvillimin e një miniere të litiumit në Serbi, e besuar që të jetë më e madhja në Evropë.

Mihja ka potencialin që të gjeneroj një sasi të konsiderueshem të të ardhurave nga eksporti dhe vendeve të punës në Serbi, veçanërisht nëse vendi ndjek planet për ta rafinuar atë në vend dhe për të zhvilluar impiante baterish.

Kërksa për automjete elektrike pritet që të rritet jashtëzakonisht shumë në vitet e ardhshme, teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropa, dhe Kina synojn që të ulin emetimet e karbonit.

Rio Tinto ka bërë të ditur se do të investoj deri në 2.4 miliard dollar për të zhvilluar projektin.

Sidoqoftë, protestuesit kanë theksuar se lumenjtë, rrethinat natyrore, dhe kualiteti i ajrit në Serbi veçse janë rrezikuar mjaftueshëm nga politikat qeveritare që synojnë profit dhe druajnë se plleshmëria e tokave bujqësore në hapësirën perëndimore të vendit do të dëmtohen nga projekti.

“Kërkesa jonë është që qeveria e Serbisë të anulojë të gjitha obligimet drejt Rio Tinto-së”, ka thënë Aleksandar Jovanovic, një nga organizuesit e protestës.

“Ne jemi mbledhur për t’i thënë jo atyre që ofrojnë acid sulfurik të koncentruar në vend të mjedrës dhe mjaltit ”.

Organizuesit kanë alarmuar se më shumë protesta do të zhvillohen në rast se qeveria nuk dëgjon me vëmendje kërkesat e tyre.

Më shumë se 100,000 qytetarë kanë nënshkruar peticionin kundër zhvillimit të minierës së litiumit.

Në një deklaratë përcjellës të protestës, Rio Tinto ka theksuar se kupton shqetësimet e qytetarëve rreth ndikimit mjedisor të projektit dhe që do të veproj në pajtueshmëri me ligjet ekologjike të vendit.

Ministrja e Energjisë dhe Minierave e Serbisë, Zoarana Mihajlovic, ka akuzuar disa nga organizuesit e protestës për përdorimin e projektit të litiumit si një mundësi për të ndërtuar karierat e tyre politike.

Sidoqoftë, ajo poashtu tha se qeveria do të mbajë një referendum për ndërtimin e mihjeve dhe fabrikave.

Lëvizja ambientaliste e Serbisë është nxitur pjesërisht nga ajo që qytetarët thonë se po përkeqëson ndotjen e ajrit dhe një problem në rritje të menaxhimit të mbeturinave.

Shumë zemërim për ndotjen e ajrit është drejtuar në termocentralet me qymyr të drejtuar nga kompanitë kineze.

//RadioFreeEurope