Restoranti në fshat afër Podujevës detyrohet të rikthejë 24 mijë euro për vjedhje të rrymës, pastaj do të ballafaqohet me gjykatën
July 19, 2024

Fushata kundër keqpërdoruesve të energjisë elektrike në Kosovë po vazhdon.
Sipas raportimit të fundit nga KEDS, një restorant në një fshat të Podujevës është zënë duke vjedhur rrymën.
Si fillim, pronari i restorantit detyrohet t’ia rikthejë humbjet e shkaktuara KEDS-it në vlerë prej 24,057.52 euro, ndërsa për shkak të vjedhjes të njejtin e pret edhe ballafaqimi me gjykatë, ku mund të dënohet edhe me gjobë, por edhe me burgim.
Keqpërdorimi dhe vjedhja e energjisë elektrike, përveçse i dënueshëm sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, është edhe rrezik për ata që e keqpërdorin atë dhe për ambientin përreth.