Search

Republika Srpska do të shtojë 700 MW në energji të rinovueshme brenda pesë viteve

11 Maj, 2022


Republika Srpska është duke eksportuar 35% të energjisë elektrike që prodhon dhe do t’i përdorë të ardhurat për të promovuar konceptin e konsumatorit vetprodhues, tha Ministri i Energjisë dhe Minierave Petar Gjokiç.

Sipas tij, projektet aktuale të energjisë së rinovueshme prej 700 MW në total do të përfundojnë brenda pesë viteve.

Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergyneës, ku është raportuar se Ministri i Energjisë dhe Miniera i Republika Srpska që kapaciteti i kombinuar i energjisë së kontraktuar të hidroenergjisë, erës dhe parqeve solare dhe ato që janë duke u ndërtuar është 700 MW dhe kap vlerën prej 1.1 miliard euro.

Gjitha këto mund të përfundohen në pes vitet e ardhshme, i ka thënë ai audiencës në konferencën Confidustria në Beograd e quajtur ‘Energjia në Ballkan: Tranzicioni drejt Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë dhe Përmirësimi i Rrjeteve të Energjisë’.

Republika Srpska, një nga dy entitetet që përbëjnë Bosnje dhe Hercegovinës, është duke eksportuar afro 35% të energjisë elektrike që e prodhon dhe, falë cmimeve të larta në tregjet e energjisë në saje të krizës energjetike, do të përdorë të ardhurat për të subvencionuar instalimin e paneleve solare në cati të ndërtesave të banueshme dhe për të promovuar komunitetet e energjisë dhe prodhues të vegjël, ka theksuar Gjokic.

Republika Srpska pret ndihmë nga BE për dekarbonizim

Republika Srpska ka shtuar 110MW të kapaciteteve me 39 hidrocentrale të vegjël dhe 25MW në kuadër të energjisë solare, ka nënvizuar minister.

Projektet e përmendura të BRE do të portretizojnë një fotografi krejt tjetër të sektorit të energjisë, ka vlerësuar Gjokic.

Qeveria e entitetit është e përkushtuar ndaj procesit të dekarbonizimit, por tani i mungojnë fondet dhe pret që Bashkimi Evropian ta ndihmojë, theksoi ai.

Gjokiç tha se korniza aktuale legjislative si në Republikën Srpska ashtu edhe në BiH mbron investimet e huaja.

Në këtë mënyrë, Republika Srpska po përgatitet të ofrojë stimuj nëpërmjet ankandeve dhe do të përcaktojë fondet e disponueshme në nivel vjetor, tha ministri.

Mirëpo, sipas tij, përkrahja nuk është as e nevojshme duke pasur parasysh çmimet e tregut të energjisë elektrike tani dhe ka interes të madh tek investitorët.

Nga ana tjetër, prodhimi i energjisë në termocentralet me qymyr është bërë jashtëzakonisht i shtrenjtë, tha Petar Gjokiq dhe vuri në dukje rritjen e kostove të mirëmbajtjes dhe rinovimit.

Projekti më i madh në zhvillim është për hidrocentralin e Dabarit, me kapacitet të planifikuar 150 MW, theksoi ministri, duke shtuar se punimet në sistemin Gornja Drina janë duke vazhduar dhe se ai duhet të ketë një kapacitet të përgjithshëm prej 90 MW.