RECAP – Kosova dhe MCC nënshkruajnë Marrëveshjen e Programit Kompakt, çmimet për MW marramendëse gjatë verës, vendet e rajonit rrisin çmimin e energjisë elektrike
July 30, 2022

Ditë historike – ishte vlerësimi i liderëve tanë politikë dhe jo vetëm kur Kosova nënshkroi marrëveshjen me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit e cila do të injektojë një investim prej 236 milionë euro në sistemin energjetik të vendit, 200 milionë prej të cilave janë siguruar si grant nga MCC ndërsa pjesa tjetër do të bashkëfinancohet nga Qeveria e Kosovës.
Siç është raportuar gjerësisht më parë, marrëveshja përfshin financimin dhe zhvillimin e Programit të Kompaktit për Kosovën, i cili do të përfshijë tre projekte të veçanta, të cilat do të sqarohen në detaje në artikujt e mëposhtëm.
Edhe pse në këtë javë u shënua kjo arritje e jashtëzakonshme, situata në sektorin aktual të energjisë është shqetësuese.
Partitë opozitare, analistë politikë, shoqëria civile, madje edhe operatorë kanë ngritur alarmin për çmimet jashtëzakonisht të larta të energjisë elektrike në bursat e huaja të energjisë.
Ajo që e bën edhe më shqetësuese është se aktualisht jemi në korrik!
Korporata Energjetike e Kosovës si dhe zyrtarë të Qeverisë kanë bërë të ditur se KEK-u aktualisht është duke bërë të gjitha punët përkatëse të remonteve dhe revizionit në mënyrë që termocentralet të jenë në gjendjen më të mirë të mundshme për muajt e ftohtë të dimrit.
Megjithatë, situata në rajon duket po aq e zymtë. Me Serbinë pas Maqedonisë së Veriut që kavendosur të rrit çmimin e energjisë elektrike me 6.5 për qind duke filluar nga 1 shtatori.
Ndërkohë në Shqipëri, ndonëse vendi po punon shumë dhe po ecën mjaft mirë në drejtim të përpjekjeve për diversifikimin e burimeve të energjisë, kryeministri Rama paralajmëroi kufizime në furnizim dhe bëri thirrje për përdorim më racional të energjisë elektrike.

Kosova nënshkruan marrëveshjen me SHBA-të për programin Kompakt të MCC

Ratifikohet në Kuvend marrëveshja e Kosovës me MCC-në

Çfarë përfiton Kosova nga programi i MCC-së?

Escobar: Pavarësia energjetike, e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor

Deri në 735 euro për megavat çmimi në tregun hungarez, tronditet Ballkani Perëndimor

Kosova në prag të krizës së rëndë energjetike, çmimet arrijnë shifra rekorde

Nga 1 shtatori çmimi i rrymës në Serbi rritet për 6.5%

PDK kërkon heqjen e TVSh-së në faturat e rrymës

Rama paralajmëroi kufizime në furnizimin me rrymë dhe apeloi për kursim

Maqedonia e Veriut do të shpallë gjendje të jashtzakonshme energjetike

Këtë vit Termokos do të ofrojë ngrohje për 140 objekte të reja banesore

Nesër fillon vendosja e njehsorëve për ngrohje në banesat e Prishtinës

Gazprom – Furnizimi i BE-së me Nord Stream 1 do të shkurtohet më tej

Komisioni Evropian: BE në rrezik për zvogëlimin e mëtejshëm të furnizimit me gaz nga Rusia

Vendet e BE-së arrijnë marrëveshje për shkurtimet emergjente të gazit për këtë dimër
