Search

Raporti: Nivelet e dioksidit të karbonit në tokë janë më të lartat në historinë njerëzore

June 06, 2022


Nivelet e dioksidit të karbonit janë aktualisht më shumë se 50% sesa ishin para revolucionit industrial, sipas një të dhënave të publikuar së fundmi nga NOAA.

Niveli i dioksidit të karbonit që ngroh planetin në atmosferën e Tokës arriti një rekord të lartë në maj të këtij viti, duke vazhduar rritjen e tij të pamëshirshme. Nivelet e dioksidit të karbonit janë aktualisht më shumë se 50% sesa ishin para revolucionit industrial, sipas të dhënave të publikuar së fundmi nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).

Shkencëtarët njoftuan më 3 qershor se dioksidi i karbonit i matur në stacionin e motit të NOAA në majë të vullkanit Mauna Loa në Hawaii arriti kulmin, duke e shtyrë atmosferën më tej në një territor që nuk është parë që nga epoka paraindustriale.

Ndërsa termocentralet, automobilat, fermat dhe burimet e tjera në mbarë botën vazhduan të pomponin sasi të mëdha të dioksidit të karbonit në atmosferë, përqendrimi i gazit është më i larti në katër milionë vjet.

Emetimet arritën në 36.3 miliardë tonë në vitin 2021, niveli më i lartë në historinë njerëzore.

“Shkenca është e pakundërshtueshme: njerëzit po ndryshojnë klimën tonë në mënyra që ekonomia dhe infrastruktura jonë duhet të përshtaten,” tha administratori i NOAA Rick Spinrad.

“Ne mund të shohim ndikimet e ndryshimeve klimatike rreth nesh çdo ditë. Rritja e pamëshirshme e dioksidit të karbonit e matur në Mauna Loa është një kujtesë e fortë se ne duhet të ndërmarrim hapa urgjent, serioz për t’u bërë një komb më i gatshëm për klimën,” shtoi zoti Spinrad. .

Ndërsa sasia e dioksidit të karbonit në atmosferë rritet, Toka ngrohet, duke rezultuar në përmbytje më të larta, nxehtësi më intensive, thatësirë dhe zjarre në rritje, të cilat tashmë po prekin miliona njerëz në mbarë botën.