Qyteti i Shkupit pas 2 viteve pritje do të realizoj subvencionet për klimatizim efiçientë
December 12, 2025

Pas dy vitesh, banorët e Shkupit po marrin subvencione për kondicionerë me inverter, pasi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski nënshkroi vendimet për pagesën e subvencioneve, sipas Thirrjes publike në të cilën aplikuan banorët e Qytetit të Shkupit.
“Nënshkrova vendimet për pagesën e subvencioneve sipas Thirrjes Publike në të cilën aplikuan banorët e Qytetit të Shkupit. Me këtë masë, ne mbështesim amvisëritë që kanë investuar në blerjen e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë në vitin 2025, të cilët do të sjellin kosto më të ulëta, efikasitet më të lartë energjetik dhe kushte dukshëm më të mira jetese. Duke investuar në kondicionerë, po bëjmë një hap përpara drejt një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm. Me konsum të reduktuar të energjisë dhe emetime më të ulëta, ato drejtpërdrejt kontribuojnë në mbrojtjen e ajrit dhe krijimin e një Shkupi më ekologjik dhe të qëndrueshëm”, ka njoftuar në Facebook, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Qyteti i Shkupit, siç shkroi Gjorgjievski, do të kompensojë shpenzimet e furnizimit të pajisjes në shumën deri në 20.000 denarë për amvisëri, në shumë neto, ndërsa tatimi mbi të ardhurat personale do të mbulohet plotësisht nga Qyteti.