Qytetarët pa energji elektrike – Për shkak të reshjeve të borës pjesë së rrjetit të shpërndarjes kanë pësuar prishje
October 03, 2025

Për shkak të reshjeve të borës që përfshinë vendin tonë mbrëmë e sot, janë shkaktuar disa prishje në rrjetin elektrik shpërndarës, duke lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike.
Operatori i rrjetit të shpërndarjes, KEDS, ka njoftuar se si pasojë e ndryshimit të shpejtë të motiit dhe reshjeve të borës disa zona ka
Rajonet më të prekura janë Prishtina, Gjilani, Prizreni dhe Mitrovica, ku disa Dalje janë jashtë funksionit.

“KEDS-i ka mobilizuar ekipe shtesë edhe nga rajone të tjera, të cilat, pavarësisht rrethanave të vështira në terren, po përkushtohen që të eliminojnë sa më parë dëmet e shkaktuara në rrjet, dhe në një afat sa më optimal konsumatorëve tanë të afektuar t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptim.“ janë deklaruar nga KEDS.
Qytetarët të këtyre regjioneve kanë shpehur shqetësimin e tyre rreth këtyre ndërprerjeve, të cilat janë të përvjetshme. Ankesat kryesore i drejtohen mungesës së investimeve adekuate nga KEDS të cilat shkaktojnë prishje afatgjat në rrjet shpesh, sidomos gjatë kushteve më të vështira atmosferike.
Një kritikë e shpeshtë është edhe mungesa e kriterit N-1 në shumicën e rrjetit të shpërndarjes. Ku për çdo intervenim, inspektim, mirëmbajtje dhe prishje, lagje të tëra apo fshatra mbesinë pa energji elektrike.