Qytetarët ndihen të kërcënuar – Mbahet protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
February 09, 2026

Në Prishtinë të premten e javës së kaluar u protestua kundër paralajmërimeve për shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike.
Protesta u organizuar nga aktivistët e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.
Fillimisht aktivistët dhe qytetarët kanë protestuar para ndërtesës së KEDS-it, ndërsa është arrestuar edhe një person i moshuar. Më pas, protestuesit janë ndalur edhe para Qeverisë së Kosovës.
Qytetarët protestues që kundërshtuan rritjen e çmimit të energjisë elektrike i kanë bërë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të dalë tek ta.
“Hajde poshtë, dil para popullit”, ishte thirrja e protestuesve.
“Një popull nuk i nënshtrohet KEDS-it”, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës
“Nuk sakrifikojmë na për KEDS”, “Rryma nuk është luks”, “Një popull nuk i nënshtrohet KEDS-it”, janë mbishkrimet në pankarta që qytetarët mbajnë në duar gjatë protestës për të kundërshtuar mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë para objektit të KEDS-it.
Protestuesit në shenjë revolte kanë gjuajtur tymosës në drejtim të objektit të KEDS-it.

/Telegrafi