Search

Qytetarët mund të aplikojnë deri më 20 tetor, Ministria e Ekonomisë publikon thirrjen për subvencionim të efiçiencës së energjisë

October 06, 2022


Ministria e Ekonomisë ka publikuar thirrjen publike për subenvionimin e efiçiencës së energjisë, në kuadër të së cilës pritet të përfitojnë rreth 10 mijë banorë.

Në thirrjen e publikuar, Ministria ka treguar për pajisjet që do të subvencionohen, kriteret teknike dhe të përgjithshme, si dhe për mënyrat e aplikimit.

“Aplikimi për subvencionim është e ndarë në dy faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova”, thuhet në njoftim.

Si të aplikoni për subvencione për efiçiencë të energjisë në Kosovë?

Lexo më shumë

Afati i fundit për aplikim për fazën e parë është 14 ditë kalendarike nga dita që hapet thirrja, pra deri me datën 20 Tetor 2022 ose deri në shpenzimin e buxhetit të alokuar për këtë thirrje, ka njoftuar Ministra.

Ndërsa, afati i fundit për fazën e dytë është 21 ditë kalendarike nga dita e aplikimit në fazën e parë, thuhet në njoftim.

Cilat pajisje do të subvencionohen?

Në kuadër të thirrjes, Ministria ka thënë se do të subvencionojë qytetarët për pajisjet si në vijim:

  • Pompë termike: 30% e vlerës investive dhe jo më shumë se €2500.00
  • Pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë (kondicioner/ klimë eficiente): 40% e vlerës investive, dhe jo më shumë se € 400.00
  • Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket): 70% e vlerës investive, por jo më shumë se € 1200.00
  • Stufa individuale me biomasë: Qytetarët që janë pjesë e skemës së asistencës sociale (kategoria I & II): 90% e vlerës investive, dhe jo më shumë se € 560.00, për të tjerët: 70% e vlerës investive, dhe jo më shumë se € 435.00