Search

Qeveria i propozon Kuvendit të Kosovës listën e kandidatëve për bordin e ZRRE-së

14 Korrik, 2021


Sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e fundit i ka propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatët për dy pozita të anëtarëve të bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe të kryesuesit të këtij bordi.

Për kryesues të bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Qeveria e Kosovës ka propozuar dy kandidatë, Ymer Fejzullahun dhe Vehbi Sofiun.

I fundit është propozuar edhe për pozitën e anëtarit të Bordit të ZRRE-së, bashkë me Gani Buçajn, Arjeta Pajaziti Qerimin dhe Lutfije Dervishin.

Në sqarimin e saj, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se me 20 prill, Ministria e Ekonomisë ka shpallur dy konkurset për plotësimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Afati i konkurimit për të gjithë të interesuarit ka qenë i hapur për 30 ditë nga data e aplikimit.

‘Më datën 21 maj 2021 kam nxjerrë një vendim për themelimin e dy komisioneve rekomanduese ad-hoc për udhëheqjen dhe zhvillimin e procedurave të rekrutimit për kryesues të bordit dhe anëtarë të bordit’, ka sqaruar Ministrja.

Ajo gjithashtu ka informuar se procesi i intervistimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve është mbikqyrur edhe nga përfaqësuesi i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, z. Arben Kllokoqi, dhe përfaqësuesja e rrjetit ballkanik të gazetarisë hulumtuese – BIRN, znj. Dorentina Kastrati.

Kandidatët për anëtarë të borditKandidatët për pozitën e kryesuesit të bordit
Ymer FejzullahuVehbi Sofiu
Vehebi SofiuGani Buçaj
Arjeta Pajaziti Qerimi
Lutfije Dervishi