Search

Qeveria greke dyfishon subvencionet për të mbrojtur amvisëritë gjatë krizës energjetike

12 Tetor, 2021


Ministri i Mjedisit dhe Energjisë në Greqi, Kostas Skrekas ka thënë se do të ketë rritje të shpenzimeve të ngrohjes dhe energjisë elektrike për amvisëritë. Për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve, Greqia ka vendosur të dyfishojë fondet në 500 milion euro për të lehtësuar ndikimin e krizës deri në fund të këtij viti, ka raportuar Balkan Green Energy News.

Qeveria greke ishte e para në Evropë që solli masa emergjente për mbrojtjen e amvisërive, e sidomos kategorive që janë të rrezikuar nga varfëria energjetike, rritja e cmimeve të energjisë elektrike, gazit dhe karburanteve tjera të ngrohjes.

Pasi çmimet po rriteshin vazhdimisht edhe gjatë muajit shtator, Ministria e Mjedisit dhe Energjisë në Greqi ka dyfishuar subvencionet e destinuara për amvisëritë në 500 milion euro.

Për më shumë, Greqia është duke shfrytëzuar gjendjen e krijuar për të themeluar mekanizma të përhershëm për shqetësimet që mund të shfaqen në tregun e energjisë në të ardhmën dhe po punon me Bashkimin Evropian për të krijuar një sistem që mund të zbatohet në të gjitha vendet anëtare.

Ministri Kostas Skrekas ka thënë se do të zotojë edhe më shumë fonde vitin e ardhshëm, nëse është e nevojshme.