Search

Qeveria e Indisë miraton caqet e reja për emetimet

August 04, 2022


Nëntë muaj pasi kishte përcaktuar cakun për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë në zero në vitin 2070, qeveria e Indisë ka thënë se ka miratuar plan të ri për klimën këtë të mërkure.

Me planet e reja, India ka thënë se është e përkushtuar të zvogëlojë emetimet e shkaktuara nga aktivitetet ekonomike në nivel kombëtar për 45% në vitin 2030, krahasuar me nivelet e shënuara në vitin 2005.

Përveç kësaj, India ka thënë se ka për qëllim që në vitin 2030 të mbulojë rreth 50% të nevojave energjetike ti me burime jo-ndotëse.

Krahas këtyre, qeveria ka për qëllim të inkurajojë qytetarët të bëjnë ndryshime në stilin e jetesës, për t’u përshtatur me trendet e reja klimatike.