Search

Qendra e Qëndrueshmërisë mbledh 28 zyrtarë komunal në trajnimin tre-ditor për Agjendën 2030

13 Maj, 2022


Me 10, 11 dhe 12 maj, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka mbajtur trajnimin “Qendra e Qëndrueshmërisë Ndër-komunale”, me 28 zyrtarë komunal, i cili kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunale kundrejt Agjendës 2030, si dhe rrjetëzimin për arritjen e këtyre objektivave.

Pjesë e trajnimit ishin përfaqësuesit e 4 komunave të përzgjedhura në Kosovë, konkretisht Drenasit, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Vushtrrisë.

Sesionet e trajnimit prezantuan dhe shtjelluan temën e Agjendës 2030 dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ).

Trajnimi mblodhi ekspert të fushës dhe njerëz me përvojë në promovimin e Agjendës 2030 siç ishin ish Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe eksperti, Fitim Mulolli. Folës në trajnim ishin edhe Dora Musa dhe Donikë Beqiri që shprehën përvojën e tyre në lidhje me lokalizimin e OZHQ-ve përkatësisht buxhetimin me OZHQ.

Ky projekt financohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).